Ja lista e Kosovës kundër Suedisë dhe Spanjës

Futboll

Ja lista e Kosovës kundër Suedisë dhe Spanjës

Më: 17 mars 2021 Në ora: 15:33
Challandes

Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e marsit 

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e këtij muaji; miqësoren kundër Lituanisë, më 24 mars dhe dy duelet kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë, më 28 mars dhe kundër Spanjës, më 31 mars.

I ftuar për këtë grumbullim ka qenë edhe sulmuesi i skuadrës Hammarby IF, Astrit Selmani, por për shkak se ka rezultuar pozitiv në Covid-19 nuk ka mundësi t’i bashkohet Kombëtares.

Image

Lista

Si zakonisht, Dardanët do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat