Shpërthen Ilir Daja

Futboll

Shpërthen Ilir Daja

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:09
Shpërthen Ilir Daja

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja shpërtheu ndaj gjykimit pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë me penallti ndaj Laçit. Në prononcimin pas ndeshjes, Daja u shpreh:

“Në Kupë i mendon të gjitha. Në pjesën e dytë, kemi bërë shumë mirë dhe u munduam ta fitonim ndeshjen. Natyrshëm që kishim ardhur për një kualfikim. Na mungoi fati në finalizime. Me këtë lojën që bëmë sot, treguam që edhe ndaj Laçit ishim në pjesën më të madhe dominues.

Keqardhje për eliminimin. Kjo lloj loje të jep garanci për vazhdimësinë. Unë nuk dua të merrem me arbitrin, e kam parë që në lojë që ishte penallti, mënyra se si e shtyn Çinarin mbrojtësi i Laçit është penallti.

Janë edhe 2 situata të tjera që duhen parë. E dominuam totalisht lojën në pjesën e dytë”, u shpreh Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat