Haaland mesazh për skuadrën e ardhshme?

Futboll

Haaland mesazh për skuadrën e ardhshme?

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:21
Haaland mesazh për skuadrën e ardhshme?

Erling Haland është në qendër të merkatos për këtë verë.

Sulmuesi është i shumëdëshiruar nga klubet më të mëdha europiane, teksa Dortmund ka në organikë një xhevahir të vërtetë, jo vetëm në fushë, por edhe nga ana financiare.

Por, për ekipin e ardhshëm shumë do të varet edhe nga ana e vetë norvegjezit.

Ky i fundit duket se ka dhënë një sinjal të qartë për dëshirën e tij, teksa nëpërmjet rrejteve sociale ka “lëshuar dorën” me “like” drejt Serxho Ramos dhe Vinicius Xhunior të cilët po festonin kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Ndërkohë, Reali është një ng ekipet më të interesuara për Haland dhe madje vetë Ramos ka folur me superlativa për sulmuesin e ri, ndaj tashmë mbetet për t’u parë nëse pas këtij “flirtimi” në rrjetet sociale do të ketë diçka më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat