Pioli: Duam kualifikimin tutje, Ibrahimovic dhe Bennacer janë të gatshëm

Futboll

Pioli: Duam kualifikimin tutje, Ibrahimovic dhe Bennacer janë të gatshëm

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:23
Pioli

“Rossonerët” janë nikoqir i Unitedit në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës, e vlefshme për 1/16.

Pioli tha se Milan duhet të fitojë që të kualifikohet në raundin tjetër.

“Të gjitha ndeshjet që kemi luajtur na kanë bërë të rritemi. Tani, duam të kualifikohemi. Duam të vazhdojmë tutje, duam fitore”.

“Jemi në dijeni se do kemi vështirësi nesër. janë skuadër solide. Nuk kanë humbur që një kohë të gjatë. Na duhet kualitet dhe personalitet që të jemi më të mirë”.

“Është vështirë të bëhen parashikime, ishin agresivë në ndeshjen e parë, por ne duhet ta mbajmë posedimin e topit. Rezultati i ndeshjes së parë nuk duhet të ketë efekt në ndeshje. Duhet të provojmë të bëhemi të rrezikshëm”.

“Ibrahimovic dhe Bennacer janë të gatshëm dhe jam i lumtur për shërimin e tyre. Nesër vendosim për Calabria, Rabic, Leao dhe Romagnoli”.

Tutje, i pyetur për Edinson Cavanin, Pioli tha se do qëndrojë me Ibran.

“Është lojtar i mirë, por kurrë nuk e kam stërvitur. Ibra është kampion dhe do qëndrojë me të”.

“Në Evropë ka më shumë ritëm dhe kualitet. Jemi luajtur në fushë perfektë në Manchester dhe nuk është lehtë të gjesh fusha të tilla në Itali. Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte”, përfundoi ai.

Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet nesër në “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat