​Mbappe dhe Navas eliminojnë liderin francez

Futboll

​Mbappe dhe Navas eliminojnë liderin francez

Më: 17 mars 2021 Në ora: 20:23
Kilian Mbappe

Futbollistët e Paris Saint-Germain mposhtën skuadrën Lille me rezultat 3:0 dhe kaluan në çerekfinale të Kupës franceze.

Edhe pse "shenjtorët" ndodhen mbrapa Lille në kampionat, ata treguan fuqi kundër konkurrencës në Kupë.

Me dy gola të Kilian Mbappe dhe një të Mauro Icardi, nuk kishte asnjë dilemë në “Parkun e Princërve”.

Gjithçka filloi në minutën e nëntë kur portieri Manjan u pengua dhe Icardi përdori dhuratën.

Goditjet e fundit u dhanë nga Mbappe, i cili fitoi penalltinë që realizoi dhe më pas, si një tren i shpejtë në fund, vendosi 3:0 përfundimtar.

Portieri Kaylor Navas gjithashtu ka merita të mëdha për triumfin për shkak të penalltisë së mbrojtur ndaj Yusuf Jazic 12 minuta para fundit.

Lille ishte një rival i barabartë, madje edhe më i mirë në pjesën e parë, por ai duhej “të dorëzonte armët” për shkak të dy gabimeve nga mbrojtja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat