Icardi dhe Mbappe çojnë PSG-në në çerekfinale

Futboll

Icardi dhe Mbappe çojnë PSG-në në çerekfinale

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:26
Icardi dhe Mbappe çojnë PSG-në në çerekfinale

Paris Saint Germain kualifikohet lehtësisht në çerekfinale të Kupës së Francës.

Ekipi parizien eliminoi me rezultatin e thellë 3-0 Lille në sfidën e zhvilluar në “Parc des Princes”.

Skuadra e drejtuar nga Pochettino e hipotekoi praktikisht suksesin që në pjesën e parë, teksa shënoi dy herë me autorë Mauro Icardin dhe Kylian Mbappenë, që u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë.

Golin që vulosi fitoren 3-0 e shënoi sërish Mbappe në minutën e tretë shtesë.

Duhet theksuar se Lille pati mundësi ta rihapte takimin në minutën e 78-të, kur rezultati ishte 2-0, por Yazici gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat