Simeone: Urime Chelsea, e merituan

Futboll

Simeone: Urime Chelsea, e merituan

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:52
Simeone

Atletico Madrid humbi sërish me Chelsea. Ekipi i Tuchel fitoi 2-0 në “Stamford Bridge” dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Trajneri i “Colchoneros”, Diego Simeone u tregua i sinqertë në prononcimin pas ndeshjes dhe uroi kundërshtarët.

“Duke marrë parasysh dy ndeshjet e luajtura, Chelsea e meritoi kualifikimin. Në takimin e parë ishim të barabartë, por ata shënuan. Sonte luajtën më mirë se ne dhe e merituan fitoren. Tentuam të gjenim një mënyrë për të shënuar, por nuk ia dolëm të gjenim hapësira pavarësisht përpjekjeve tona.

Suarez? Është normale që lojtarët të bezdisen kur i zëvendëson. Ne donim të ndryshonim gjërat përpara, tentuam të gjenim një tjetër mënyrë për të sulmuar. Sigurisht që nuk po justifikohem. Chelsea ishte skuadra më e mirë në fushë dhe nuk mund të ankohem aspak.

Duhet t’i përgëzojmë, të mësojmë nga kjo humbje dhe të rinisemi. Është e thjeshtë të pendohesh pasi ka përfunduar ndeshja, por vetëm duhet të nxjerrim mësime. Donim të vijonim në Champions, por nuk kemi luajtur aq mirë këtë sezon. Jam i lumtur vetëm për mënyrën se si luajti Joao Felix“, përfundoi Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat