Klopp: Nuk besoj se kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër

Futboll

Klopp: Nuk besoj se kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër

Më: 18 mars 2021 Në ora: 08:34
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në një intervistë ka thënë se është e vështirë situata sa i përket mundësisë së kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Skenari më i keq i mundshëm për Liverpoolin sezonin tjetër do të ishte mos-kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por Klopp ka thënë se Liga e Evropës është e mundshme.

“Më pëlqen të jem optimisht, por në këtë ligë, është pothuajse e pamundur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh faktin se ku gjendemi tani”, është shprehur menaxheri Klopp.

“Në Tottenham, Gareth Bale është duke luajtur në formë të mirë përsëri. Manchester City dhe United janë shumë larg, derisa Chelsea është në ngritje. Do të jetë e vështirë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, e dimë këtë gjë”, ka shtuar ai.

“Ju nuk e fitoni Ligën e Kampionëve nga asgjë sikurse këtë vit, kur kemi pasur shumë lëndime. Kështu që, skenari më i keq do të ishte nëse vitin tjetër nuk kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, mirëpo mund të luajmë në Ligën e Evropës (edhe pse as ajo nuk është e sigurt)”, ka thënë Klopp.

The Reds janë të renditur për momentin në vendin e gjashtë dhe kanë pesë pikë më pak sesa vendi i katërt (Chelsea).

Everton Spurs, dhe Aston Villa kanë një ndeshje më pak sesa Liverpool dhe ata mund të humbasin edhe pozitën e gjashtë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat