Belgjika dhe Reali përplasen për Hazardin

Futboll

Belgjika dhe Reali përplasen për Hazardin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:23
Belgjika dhe Reali përplasen për Hazardin

Situata e dëmtimeve të Eden Hazardit nuk shqetëson vetëm Realin e Madridit, por edhe kombëtaren e Belgjikës.

Mjekët dhe trajneri i skuadrës janë të pakënaqur me mënyrën si po menaxhohet ylli i ekipit të tyre dhe kanë vendosur veton që të mos i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Diçka e tillë do ta vinte në rrezik prezencën e Hazardit për ndeshjet e kampionatit Europian. Mjekët e Realit duan që ai të bëhet operim për të kaluar problemet në këmbën e majtë.

Gjatë këtyre ditëve ka udhëtuar në Londër për të bërë edhe konsulta me mjekë të tjerë. Gjithçka do të qartësohet në të ardhmen, por edhe vetë lojtari mendon që të mos operohet këtë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat