Van Basten: Napoli e fitoi titullin në zyra

Futboll

Van Basten: Napoli e fitoi titullin në zyra

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:41
Van Basten: Napoli e fitoi titullin në zyra

Një ish-futbollist i madh si Marko Van Basten, së fundmi ka folur hapur për kampionatin e vitit 1990 në Itali.

Holandezi ishte pjesë e Milan, ndërsa thekson se ai vit ka qenë i vendosur që titullin ta merrte Napoli. Ndër të tjera, në intervistën për AS, Van Basten flet edhe për VAR që sipas tij ka sjellë rezultate të kundërta nga ajo që pritej.

“Titulli i vitit 1990? Bënë gjithçka të mundur t’ia jepnin Napolit. Kishte skandale të mëdha arbitrare.

Kishte gabime konstante drejt Milan, Inter apo Veronës, ndërsa nga ana tjetër Napoli favorizohej vazhdimisht. I dhuruan një ndeshje në Bergamo kundër Atalantës, ishte diçka e çmendur. Napoli atë titull e ka fituar në zyra”.

VAR? “Isha në FIFA kur filluam ta studionim këtë instrument. Ideja ishte të korrigjonim gafat e arbitrave, por kemi marrë rezultate të kundërta nga ajo që prisnim. Tani diskutohet për pak gjëra të rëndësishme”, u shpreh Van Basten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat