Xhaka me Arsenalin përkundër humbjes, kualifikohen

Futboll

Xhaka me Arsenalin përkundër humbjes, kualifikohen

Nga: K.G. Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:48
Xhaka me Arsenalin përkundër humbjes, kualifikohen

Arsenali i falet fitores në takimin e parë në udhëtim me rezultat 3:1 dhe kualifikohet në çerekfinale të Europa League. 

Ata sonte zhgënjyen me lojë dhe si vendas pësuan humbje me 1:0 nga Olympiacosi, në ndeshjen e kthimit. 

‘Topçinjtë’ përkundër humbjes, fitorja e sfidës së parë i kreu punë dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 avancojnë më tej. 

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë katër minuta pa përfunduar takimin.

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar dhe me ekipin e tij, megjithatë kualifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat