“Napoli vodhi titullin e vitit 1990? E kam paditur në gjyq Van Basten”

Futboll

“Napoli vodhi titullin e vitit 1990? E kam paditur në gjyq Van Basten”

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:27
Van Basten

“Van Basten nuk kishte pse të fliste pas 30 vitesh. A koincidon kjo me botimin e librit? Më duket e çuditshme”. Ish-gjyqtari Rosario Lo Bello u shpreh kështu në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”. Ish-gjyqtari i ndeshjes që konteston legjenda e futbollit hollandez u vu në pikëpyetje nga Van Basten, lidhur me kampionatin e fituar nga Napoli më 1989-1990. Një fitore e paracaktuar, që nga Van Basten konsiderohet vjedhje.

Lo Bello shton: “Arbitrat mund të bëjnë gabime. Padia ime kundër Marco Van Basten do të diskutohet më 12 maj. Ishte lojtar i shkëlqyeshëm, por a mund të thuhet e njëjta gjë për atë si njeri? Më 1 maj 1988 isha në fushë, në “San Paolo”. Publiku napolitan ishte i jashtëzakonshëm, qau dhe duartrokiti Milanin, i cili rrëmbeu titullin nga Napoli i Maradonës. Provë e pabesueshme e civilizimit. Arbitri ishte i njëjtë si në Verona, do të doja t’i kujtoja Z.Van Basten”.

Çfarë tha ish-sulmuesi i Milanit?
Marco van Basten, ish-sulmuesi kuqezi në vitet ’90 dhe një ndër më të fortët në historinë e futbollit, dha një intervistë të gjatë për “AS”, në të cilën hodhi akuza të rënda në lidhje me Serie A 1990, të fituar nga Napoli: “Titulli 1990? Ata bënë gjithçka që ishte e mundur për t’ia dhënë Napolit. Rregullat e reja lejonin që në Kupën e Kampionëve të merrnin pjesë si fituesve të një viti më parë në këtë kompeticion, si fituesve të kampionatit atë vit.

Ne kishim fituar Kupën e Kampionëve dhe ata bënë gjithçka për të na ndaluar që të fitonim kampionatin dhe të dërgonin dy ekipe italiane në Champions për të pasur një konkurrencë më të lartë. Skandalet ishin të pabesueshme. Gjyqtarët kundër Milanit, Interit dhe Veronës, ndërsa kishte favore të vazhdueshme për Napolin. Ndeshja që iu dha në Bergamo kundër Atalantës për episodin e Alemao, kur ata humbën 2-0, ishte diçka e tmerrshme. Napoli e fitoi atë titull në zyra”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat