Ja si fshehët Trepça fantome e Milan Radojçiqit! Nesër luajnë garat e Serbisë në Kosovë!

Futboll

Ja si fshehët Trepça fantome e Milan Radojçiqit! Nesër luajnë garat e Serbisë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:53
Stadiumi në Zveçan

Trepça fantome, që garon në Ligën e Tretë të Serbisë, në grupin e Perëndimit në futboll, kur luajnë si vendas, nuk e shkruajnë vendin dhe as stadiumin, kur luajnë si mysafirë, i paraqesin të gjitha.

Në faqen e tyre në instagram Trepça fantome e Milan Radojçiqit, në mënyrë dinake e paralajmëron ndeshjen për nesër në orën 14.30 kundër klubit nga Serbia, Buduçnosti nga Arilja. 

Image

Trepça fantome kur luan si vendas, nuk e përmend as vendin!

E para, paraqitet ora por jo edhe vendi! Trepça fantome luan në Zveçan, dihet botërisht.

Frika se në kufirin Kosovë – Serbi, në Jarinje apo në Merdarë, një Zot e di se ka vijnë Buduçnosti Arilja, mund t’i ndalojnë ata, e paraqesin se do të luhet ndeshja por nuk përmendi vendi.

Image

Trepça fantome kur luan si mysafire, e përmend vendin dhe stadiumin

Këta tinëzar, po e kuptojnë gradualisht se po i vije fundi i garave ilegale të Serbisë në një shtet tjetër, siç është Kosova.

Ata nesër planifikojnë të luajnë në Zveçan ndeshjen e javës së 20-të, një ndeshje ilegale në një ndeshje tjetër, e paprecedent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat