Arsene Wenger për finalen e Ligës së Kampionëve: Mendoj se do të jetë tërësisht angleze

Futboll

Arsene Wenger për finalen e Ligës së Kampionëve: Mendoj se do të jetë tërësisht angleze

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:14
Arsene Wenger

Sot në shtëpinë e futbollit evropian, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku tashme dihen edhe çiftet çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshjet si Bayern – PSG dhe Liverpool – Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, apo si finale para finales.

Por ish- trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartpërmendura në finalen e Stambollit.

Sipas tij për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.

“Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt”, ka thënë Wenger.

Ndryshe, në çerekfinale Chelsea do të ballafaqohet me Porton kurse Manchester City me Borussia Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat