Tre klube të Premierligës në garë për Muriqin

Futboll

Tre klube të Premierligës në garë për Muriqin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:30
Vedat Muriqi

Futbollisti i Lazios, Vedat Muriqi po kërkohet nga klubet e Premierligës.

Sipas gazetës italiane, Corriere della Sera, tre klube angleze kanë hyrë në garë për të nënshkruar me yllin shqiptar.

Sipas artikullit, skuadrat në fjalë janë, Burnley, Tottenhan Hotspur dhe Manchester United.

Arsyeja kryesore e interesimit të këtyre skuadrave thuhet të jetë cilësitë fizike të Muriqit të cilat vlerësohen ideale për kushtet e Premierligës.

Duke marrë parasysh sidomos klubet e Tottenhamit dhe Manchester United, të cilat kanë nevojë për një lojtar fizik në sulmin e tyre.

Muriqi ka shënuar vetëm 2 gola dhe një asistim në 24 ndeshje me Lazion, por kjo nuk është problem për skuadrat angleze.

As çmimi i sulmuesit nga Kosova nuk është problem, pasi dihet që këto skuadra nuk do e kishin problem çmimin prej 20 milionë eurosh të lojtarit.

Gazeta italiane shkruan se qëllimi i Lazios është sigurimi i një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa shitja e Muriqit mund të ndodhë në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat