Në Spanjë përsërisin Ballist Morinën, ja çfarë ndodhi

Futboll

Në Spanjë përsërisin Ballist Morinën, ja çfarë ndodhi

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:38
Në Spanjë përsërisin Ballist Morinën, ja çfarë ndodhi

Në Spanjë përsërisin Ballist Morinën, droni fluturon mbi stadium gjatë ndeshjes së La Ligas!

Të gjithë shqiptarët e kujtojnë atë moment kur në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, droni me flamurin e Shqipërisë etnike fluturoi në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Kombëtares kuqezi.

Një ngjarje e tillë është “kopjuar” këtë herë në Spanjë. Në duelin Athletico Bilbao-Eibar është përsëritur gjesti i Ballist Morinës, teksa një dron fluturon mbi stadium dhe ndërpret takimit.

Gjyqtari i ndeshjes së vlefshme për La Liga-n, ka marrë pajisjen teknologjike dhe e ka nxjerrë jashtë vijave kufizuese, duke ndalur kështu për disa momente lojën.

Droni mbarte me vete një mesazh kundër zhvillimit të Kampionatit Europian në Bilbao, i cili është një nga 12 qytetet e Kontinentit të Vjetër të përzgjedhur për të zhvilluar këtë kompeticion. Ndërkohë ndeshja ka rinisur përsëri, ndërsa rezultati përfundimtar u mbyll në 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat