Munishi: Ndaj Spanjës duhet ta marrë një autobus hua dhe t’i lutet Zotit, e për Ibrahimoviçin...

Futboll

Munishi: Ndaj Spanjës duhet ta marrë një autobus hua dhe t’i lutet Zotit, e për Ibrahimoviçin...

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:30
Munishi: Ndaj Spanjës duhet ta marrë një autobus hua dhe t’i lutet Zotit, e për Ibrahimoviçin...

Kombëtarja e Kosovës në futboll e presin tri takime në fund të muajit mars, ku ndeshen me Lituaninë në miqësore (24 mars), ndërsa në kualifikimet për Kampionatin Botëror do të ketë përballë Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars).

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi vlerëson se dy ndeshjet kualifikuese do të jenë shumë të vështirë për Kosovën.

Munishi ka thënë se trajneri i Kosovës ndaj Spanjës duhet “ta marrin një autobus hua”, teksa ndaj Suedisë, trajneri i “kuqebardhëve” ka potencuar se “duhet ta marrin me të mirë Ibrahimoviqin”.

“Gjithsesi janë ndeshje të vështirë, hiç këtë ndeshjen e parë, ndeshje miqësore. Në këto dy ndeshjet tjera janë të vështira. Ne e dimë se çfarë kualiteti ka Spanja dhe Suedia. Do të jetë e vështirë për trajnerin. Spanja luan komplet stilin e lojës ndryshe prej Suedisë”.

“Trajneri duhet të përgatitet për dy ndeshjet. Ndaj Spanjës duhet ta marrë një autobus hua dhe t’i lutet Zotit”.

“Ndërsa me Suedinë duhet t’i ushtrojë fortë ndërprerjet dhe duhet ta marrin me të mirë Ibrahimoviqin”, ka thënë Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat