Benevento i ka ofruar Hetemajt kontratë të re

Futboll

Benevento i ka ofruar Hetemajt kontratë të re

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:17
Përparim Hetemaj

Te skuadra elitare e Italisë, Benevento janë të kënaqur me paraqitjet që po tregon mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj.

Dhe, në klubin italian po punojnë për t’ia vazhduar kontratën kosovarit deri në vitin 2023. Bisedimet për vazhdimin e kontratës për Hetemajn dhe disa lojtar tjerë do të zhvillohen më konkretisht gjatë javëve të ardhshme.

Hetemaj 34-vjeçar me skuadrën italiane ka kontratë deri ën fund të këtij edicioni. Por, ai vlerësohet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Beneventos.

Këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 23 paraqitje. Pjesë e kësaj skuadre është që prej shtatorit të vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat