Ja kur ndeshen Prishtina – Llapi, sfida e parë në kryeqytet

Futboll

Ja kur ndeshen Prishtina – Llapi, sfida e parë në kryeqytet

Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:29
Ja kur ndeshen Prishtina – Llapi, sfida e parë në kryeqytet

Sot është hedhur shorti i Kupës i raundit të gjysmëfinales. Në dy ndeshjet para finales do të takohen mes vete dy skuadrat e Superligës dhe Ligës së parë, gjegjësisht Prishtina – Llapi dhe Istogu – Dukagjini. 

Ndeshjet zhvillohen më 7 prill në Prishtinë dhe 21 prill në Podujevë.

Prishtina dhe Llapi për Kupë janë takuar tre herë, dy herë është kualifikuar Prishtina dhe njëherë Llapi.

Më 2014/15, Llapi nga Liga e parë kishte eliminuar Prishtinën në “Zahir Pajaziti” në 1/8 e finales 2:1.

Më 2015/16, në gjysmëfinale, Prishtina kishte eliminuar Llapin, 3:0 në Prishtinë dhe 1:1 në Merdare.

Më 2017/18 në çerekfinale, në “Zahir Pajaziti”, Prishtina e kishte eliminuar Llapin pas penalltive, 2:2, 3:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat