Selektori i Suedisë deklarohet për Kosovën: Pasi luhet në Kosovë...

Futboll

Selektori i Suedisë deklarohet për Kosovën: Pasi luhet në Kosovë...

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:25
Selektori i Suedisë deklarohet për Kosovën: Pasi luhet në Kosovë...

Kombëtarja e Kosovës do të ketë përballë Suedinë me 28 mars të këtij viti.

Kosova dhe Suedia ballafaqohen të dielën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me këtë ballafaqim. Sipas tij, kombëtarja e Kosovës posedon disa lojtarë që janë të aftë me topin dhe e cilëson si të vështirë sfidën në kryeqytetin kosovar.

“Ne aktualisht kemi luajtur me Kosovën në Katar në janar të vitit 2019. Ne e dimë se ata kanë shumë lojtarë që janë të aftë dhe kontrollojnë mirë topin. Do të jetë një lojë e vështirë sidomos pasi luhet në Kosovë”, tha fillimisht Janne Andersson.

Në ndeshjen ndaj Kosovës do të luajë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili kthehet pas pesë viteve në kombëtaren e Suedisë.

Ibrahimoviç po kalon një formë të jashtëzakonshme, pasi ka shënuar 15 gola në 15 ndeshje me Milanin këtë stinor në Serie A.

Për trajnerin e kombëtares suedeze, 39 vjeçari është një vlerë e shtuar për ta, pasi mund të shkaktojë telashe për kombëtaret kundërshtare.

“Zlatan është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai është ende një nga sulmuesit më të mirë në lojën e futbollit. Unë mendoj se ai mund të shkaktojë shumë telashe për kundërshtarët tanë”, përfundoi trajneri i Suedisë, Andersson.

Vlen të përmendet që Kosova ndodhet në grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022, bashkë me Spanjën, Gjeorgjinë, Suedinë dhe Greqinë.

Për Kosovën, ndeshja ndaj Suedisë do të jetë e para e ciklit të kualifikimeve për Kupën e Botës, kurse për skandinavët do të jetë ballafaqimi i dytë në grup, pasi të enjten luajnë ndaj Gjeorgjisë në shtëpi.

Përveç të të suspenduarit, Aro Muric, Kosova pritet të jetë e kompletuar për ballafaqimin e 28 marsit.

Për Bernard Challandes, lajm pozitiv është rikthimi i titullarve si Milot Rashica, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi e Arbër Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat