Angazhim i madh nga Ulpiana, i përvishen punës një natë para ndeshjes me Vitinë

Futboll

Angazhim i madh nga Ulpiana, i përvishen punës një natë para ndeshjes me Vitinë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 00:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kushtet e vështira atmosferike kanë qenë një hall më shumë për skuadrën lipjanase e cila ndeshjen e fundjavës do t’a zhvilloj nesër.

Pas reshjeve të fundit terreni u mbulua nga bora, por klubi ka marrë masat për ta pastruar dëborën.

Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje punëtorët e stadiumit së bashku me kryesinë e klubit që kanë filluar heqjen e borës gjatë gjithë ditës.

Se Ulpiana e ka seriozisht ngritjen në Superligë, e dëshmojnë edhe fotot e dërguara në redaksinë e Ulpianapress, ku po vijon puna për pastrimin e fushës nga dëbora edhe në këto orë të vona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat