Mbappe apo Haaland? Zgjedh Luis Suarez

Futboll

Mbappe apo Haaland? Zgjedh Luis Suarez

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:16
Mbappe apo Haaland? Zgjedh Luis Suarez

Dikur kishte debat shumë të ashpër se cili nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishte më i mirë.

Shumë ishin ata që detyroheshin të zgjidhnin o njërin o tjetrin.

Sot, meqë Ronaldo dhe Messin tashmë po shkojnë drejt varjes së atleteve, pasi kanë fituar gjithçka, në skenë kanë dal futbollistë të rinj.

Debati tashmë ka lindur për Erling Haalandin e Borussia Dormtundit dhe Kylian Mbappen e Paris Saint Germain.

Lidhur se cili është më i mirë apo se cilin e preferon më shumë, është pyetur edhe sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe do të krijojë një epokë të re në futboll”, u shpreh Suarez.

“Kë do të zgjidhja? Meqë unë jam vet sulmues, 9-sh, atëherë jam më shumë në favor të Haaland, por edhe Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm”, ka thënë Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat