Fitoren me të thellë e kanë me Shqipërinë

Futboll

Fitoren me të thellë e kanë me Shqipërinë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:48
Fitoren me të thellë e kanë me Shqipërinë

Andorra është kundërshtari i parë i Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të vlefshme për Grupin I. Andorra është shteti i gjashtë më i vogël për nga sipërfaqja në kontinentin europian, 468 kilometra katrorë. Andorra la Vella është kryeqyteti.

Gjuhë zyrtare është ajo katalane, por njëkohësisht flitet edhe spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht. Andorra është 2091 km larg Shqipërisë dhe udhëtimi me rrugë tokësore zgjat rreth 28 orë, ndërsa me avion me linjë direkte udhëtimi zgjat 2 orë e 25 minuta.

Kombëtarja e Andorrës i ka të pakta arritjet, gjithsesi mbahet mend suksesi që ka arritur ndaj Shqipërisë. Ndeshjen e parë zyrtare Andorra e ka luajtur më 13 nëntor 1996 ndaj Estonisë ku ka mundur 6- 1. Fitoret më të mëdha Andorra i ka 2-0, ndaj Bjellorusisë më 26 prill 2000 dhe ndaj Shqipërisë më 17 prill 2002. Humbjen më të thellë Andorra e ka 7-0, ku me të njëjtin rezultat i ka mundur Kroacia dhe Çekia.

Andorra i luan ndeshjet si pritëse në stadiumin “Estadi Comunal d’Andorra la Vella” me kapacitet 3306 vende.

Koldo Alvarez është trajneri i kombëtares së Andorrës, ndërsa Oskar Soeje është kapiteni i skuadrës, njëkohësisht lojtari me më shumë ndeshje, 99. Ildefons Lima është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Andorrës me 9 gola në 91 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat