Selektori i Spanjës paralajmëron Kosovën, ja çfarë thotë

Futboll

Selektori i Spanjës paralajmëron Kosovën, ja çfarë thotë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:42
Selektori i Spanjës paralajmëron Kosovën, ja çfarë thotë

Përzgjedhësi spanjoll, Luis Enrique, sot ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Greqinë.

Enrique është pyetur nga gazetarët nëse do të pushojë dikë prej futbollistëve në ndeshjen me Kosovën, kjo pasi vetëm 3 ditë pas takimit do të luhet finalja e Kupës së Mbretit, megjithatë ai ka thënë se nuk do ta kursejë asnjërin.

“Unë jam trajneri i Spanjës dhe përqendrohem në këtë. Pjesa tjetër nuk më intereson, do të luaj me më të mirët edhe pse planet ndryshojnë. Unë kam bërë gjithçka në karrierën time dhe nuk më intereson se çfarë ndodhë pastaj me futbollistët sepse unë mendoj për punën time” ka thënë Enrique.

Ndryshe, Spanja do të ballafaqohet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës më 31 mars në Sevilje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat