​Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për dy miqësoret kundër Katarit

Futboll

​Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për dy miqësoret kundër Katarit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:27
​Kombëtarja U21

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U21 po vazhdon seancat përgatitore në Doha, para dy miqësoreve kundër Katarit.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen brenda tre ditësh, respektivisht me datë 26 dhe 29 mars.

Skuadra e “Dardanëve” nën drejtimin e trajnerit të ri Michael Nees do të kërkoj që të shfrytëzoj këto dy miqësore kundër Katarit si test para ndeshjes së parë në kuadër të kualifikimeve të Evropianit kundër Andorrës, ndeshje e cila zhvillohet në muajin qershor.

Vlen të ceket se në grumbullimin e lojtarëve mungon Mark Marleku, të cilin klubi i tij nuk e lejoi të udhëtoj për shkak të situatës me Covid-19, dhe vendin e tij do e zë Baton Zabërgja.

Po ashtu, në ndeshjet në vazhdim do të mungoj edhe Adrion Pajaziti, i cili nuk mundi të udhëtoj në Doha, për shkak të protokollit anti-Covid-19 që e ka shteti britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat