Sërish zëra për Muriqin

Futboll

Sërish zëra për Muriqin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:23
Sërish zëra për Muriqin

Vedat Muriqi nuk po ia del të zhvillojë lojën e tij të zakonshme me Lacion teksa në 25 paraqitje është ndalur në kuotën e vetëm dy golave.

Shumë pak për pritshmëritë që ishin rreth sulmuesit, i cili i kushtoi plot 20 milionë euro arkave të klubit bardhekaltër.

Në këtë formë, italianët janë të hapur të presin oferta për Muriqin, ndërsa për të interesi gjithsesi sezonit të zhvilluar deri tani, nuk mungon. Në fakt, ata që insistojnë më shumë për shqiptarin janë turqit e Fenerbahçes.

Pikërisht, ish-klubi i fundit i Muriqit.

Këtë sezon, Fenerbahçe nuk e ka zgjidhur çështjen e golit, ndaj për ta më e mira është të afrojnë në skuadër dikë që e njeh mirë ambinetin.

Kështu, Muriqi që shënoi 17 gola vjet me turqit, i ka bërë nostalgjikë drejtuesit e Fenerbahçes që kanë nisur punën për të gjetur rrugën e rikthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat