Selektori i Kosovës: Ekipi kishte nevojë për një fitore si kjo

Futboll

Selektori i Kosovës: Ekipi kishte nevojë për një fitore si kjo

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:49
Selektori i Kosovës: Ekipi kishte nevojë për një fitore si kjo

Kombëtarja  e Kosovës e ka mposhtur me rezultat 4:0 Litaninë miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë,

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, Bernard Challandes i cili ka thënë se kjo fitore ishte e nevojshme.

"Ekipi kishte nevojë për një fitore si kjo. Viti i kaluar nuk ishte i mirë. U desh të luhet kështu dhe të fitohet me shumë gola. Nuk jam i kënaqur me mbrojtjen.

I kemi dhënë shumë mundësi kundërsharit për të shënuar. Duhet të gjejnë një balanc", ka thënë përzgjedhesi Bernard Challandes pas ndeshjes për Supersport Kosova.

Kjo miqësore i ka shërbyer Kosovës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror "Katar 2022".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat