Selektori i Kosovës nuk është i lumtur, ja pse

Futboll

Selektori i Kosovës nuk është i lumtur, ja pse

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:08
Selektori i Kosovës nuk është i lumtur, ja pse

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke folur për fitoren e thellë, trajneri Bernard Challandes u shpreh se kishte momente të lojës ku duhej bërë më mirë, ngase kishte shumë “tikataka”.

“Unë mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme të filloher me një ndeshje të mirë sepse vitin e kaluar ka qenë jo i mirë.

Ne kemi luajtur një lojë interesante, por nuk jam i kënaque me mënyrën se si jemi mbrojtur, i kemi dhanë shumë hapësirë kundërshtarit. Nëse mendojmë për Suedinë, duhet të gjejmë balancim më të mirë.

Në pjesën e parë kemi provuar shumë, na duhet një efikasitet më i mire sepse kur kemi kundërshtarë më të fortë duhet efikasiteti.

Jo nuk mund të luajmë kështu me Suedinë, janë më fizik ata, duhet të bëjmë më shumë në mbrojtje dhe ne gjithashtu kemi humbur shumë topa” – deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat