Tebas: Mbappe dhe Haaland, në Spanjë? Ndoshta për të luajtur golf…

Futboll

Tebas: Mbappe dhe Haaland, në Spanjë? Ndoshta për të luajtur golf…

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:51
Tebas: Mbappe dhe Haaland, në Spanjë? Ndoshta për të luajtur golf…

Javier Tebas, presidenti i La Liag-s, ka folur për tërheqjen e kampionatit spanjoll, duke përmendur Cristiano Ronaldo-n dhe lamtumirën e tij nga Real Madrid:

“Çfarë ndikimi do të kishte për La Liga-n largimi i Messi-t pas atij të Ronaldo-s? Neymar është larguar dhe nuk e kam parë kampionatin francez të bëhet pjesë e super elitës”, ka thënë Tebas.

“Ronaldo ka shkuar në Serinë A, që do të publikojë një raport mbi muajt e fundit ku do të lajmërojë një humbje prej 150 milionësh”.

Më pas, në lidhje me merkaton: “Haaland dhe Mbappe, në Spanjë? Për të luajtur golf, po. Nuk e di si mund të merren, duke bërë magji? Një skuadër si Barça duhet të shesë shumë lojtarë para se të marrë një yll”.

“Dhe bashkë me Real-in janë të vetmet që mund të përballojnë shifra të tilla. E përjashtoj që të ketë blerje të mëdha në verë, mund të ketë vetëm në raste lamtumirash të jashtëzakonshme”.

“Nuk mund të thuhet se Mbappe dhe Haaland do të vijnë, se Messi do të qëndrojë. Kriza është globale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat