Mediat e Lituanisë: Kosova mori hak! Ja për çfarë haku bëhet fjalë

Futboll

Mediat e Lituanisë: Kosova mori hak! Ja për çfarë haku bëhet fjalë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:09
Mediat e Lituanisë: Kosova mori hak! Ja për çfarë haku bëhet fjalë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mediat lituane e kanë cilësuar si shkatërruese disfatën që Kosova ia shkaktoi ekipit të tyre kombëtar në një ndeshje miqësore të mërkurën në Prishtinë.

“Në ndeshjen e historike, zhgënjim i madh: Ekipi kombëtar i Lituanisë shkatërrohet në Kosovë”, ishte titulli i gazetës 15min.it.

“Ndeshja e parë në vitin 2021 zhgënjyese. Lituania e pësoi një humbje të dhimbshme 4:0 kundër Kosovës”, shkroi e përditshmja lituane, shkruan insporti.

Ndërsa portali “Lrytas.it” shkroi: “Fillim i tmerrshëm i sezonit: Kosova e shkatërron ekipin kombëtar të Lituanisë”.

“Futbollistët e Kosovës u hakmorën ndaj Lituanisë, e cila nuk dëshironte të bashkohej me UEFA-në”, shkruhet në portalin Delfi.it.

Ndryshe, Kosova më 28 mars e pret Suedinë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevilla në kuadër të kualifikueseve për “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat