Danimarka vendos të lejojë deri në 12 mijë spektatorë në ndeshjet e Kampionatit Evropian

Futboll

Danimarka vendos të lejojë deri në 12 mijë spektatorë në ndeshjet e Kampionatit Evropian

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:19
Danimarka

Danimarka ka vendosur që të lejojë “së paku 11 mijë deri në 12 mijë” tifozë për t’i përcjellë ndeshjet e Kampionatit Evropian, në të cilat ajo do të jetë organizatore gjatë verës.

Kjo ngjarje është shtyrë për një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Euro 2020” do të mbahet sivjet nga 11 qershori deri më 11 korrik, raporton BBC.

“Parken Stadium” në Kopenhagë do të jetë arenë në të cilën do të zhvillohen katër ndeshje, kapaciteti i të cilit është 38 mijë spektatorë.

“Kampionati Evropian i Futbollit është ngjarje unike dhe historike për Danimarkën”, ka thënë Ministri i Kulturës i Danimarkës.

“Prandaj qeveria ka marrë vendim për të lejuar 11 mijë deri në 12 mijë spektatorë për katër ndeshjet në “Parken Stadium””.

Edhe Rusia pritet që t’u lejojë tifozëve që të jenë të pranishëm në katër ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat