Kriza e Feyenordit

Futboll

Kriza e Feyenordit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:42
Kriza e Feyenordit

Feyenordi është duke përjetuar krizën financiare më shumë se të gjithë në “Eredivisie”. Situata është aq e rëndë sa drejtori i përgjithshëm, Mark Koeverman, i është lutur tifozëve të klubit që të mos e shfrytëzojnë opsionin e rimbursimit të lekëve për ndeshjet e humbura që nuk kanë mundur t’i ndjekin nga stadiumi, por që e kanë kryer pagesën.

E në këtë kaos financiar, Fejnordi renditet në vendin e pestë dhe kërkon të ngjitet më tepër në klasifikim. Media në Holandë, “Voetbalprimeur” i ka dhënë një dorë drejtorit teknik Frank Arenensen duke i paraqitur 11 lojtarë të nivelit më të mirë dhe që kanë pak kosto për t’u përforcuar në merkaton e verës.

Ndër ta është edhe Armando Broja, i cili po shkëlqen në këtë sezon me Viteshen. “Sulmuesi i ardhur nga Chelsea te Viteshe e ka treguar veten me 9 gola në 22 ndeshje.

Sigurisht që vlera e Brojës do të rritet, por me të ardhurat nga shitjet, Feynordi do të jetë në gjendje për ta sjellë sulmuesin shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat