Besar Halimi “mesazh” Suedisë: Jemi gati dhe shpresojmë në fitore, na mungojnë shumë “Dardanët”

Futboll

Besar Halimi “mesazh” Suedisë: Jemi gati dhe shpresojmë në fitore, na mungojnë shumë “Dardanët”

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:57
Besar Halimi

Kombëtarja e Kosovës do të ketë përballë Suedinë me 28 mars të këtij viti.

Kosova dhe Suedia ballafaqohen të dielën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Pritet një ndeshje mjaft e vështirë për “Dardanët” kur dihet se Suedia tradicionalisht ka qenë në mesin e kombëtareve të respektuara evropiane.

Besar Halimi duke folur në një intervistë për FFK-në deklaroi se Suedia është favorit i grupit, por se ai beson në një fitore në ndeshjen ndaj tyre.

“Po super ka qenë një lojë e rëndësishme për neve të shohim se ku jemi si skuadër dhe besoj që jemi të përgatitur për Suedinë”, tha ai.

“Suedia ka një skuadër me yje që luajnë në skuadra të mëdha evropiane, por ne jemi të gatshëm për Suedinë dhe shpresoj në fitore për skuadrën tonë”, tha Halimi.

“Përgatitjet shkojnë mirë dhe koha ka qenë pak e pafavorshme për ne, na mungojnë “Dardanët” sepse e dimë që janë gjithmonë afër neve dhe na përkrahin gjithmonë dhe shpresoj që të arrijmë një fitore për ta”, përfundoi Besar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat