Selektori i Kosovës tregon se sa futbollistë të Kosovës i nevojiten për ta ndalur Ibrën

Futboll

Selektori i Kosovës tregon se sa futbollistë të Kosovës i nevojiten për ta ndalur Ibrën

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:24
Selektori i Kosovës tregon se sa futbollistë të Kosovës i nevojiten për ta ndalur Ibrën

Kosova do të luaj ndeshjen e parë për kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kundërshtari i parë i Kosovës është Suedia që e nisi me fitore ndaj Gjeorgjisë.

Dardanët do të jenë nikoqir të skandinavëve të dielën me fillim nga ora 20:45.

Për këtë takim ka folur përzgjedhësi Bernard Challandes në konferencën për shtyp.

“Suedia është njëra nga skuadrat më të mira në botë sipas mendimit tim. Mjafton ta shohim ranglistën”.

“Ata janë ndër 20 kombëtaret më të mira në botë dhe për të marrë rezultat pozitiv na duhet një ndeshje shumë e mirë”.

“Siç e dini kemi mungesa të mëdha pasi na mungojnë pesë futbollistë shumë të rëndësishëm”.

Tekniku zviceran tha se i duhen 11 futbollistë për ta ndalur gjigantin suedez, Zlatan Ibrahimovic.

“Jo dy, por na duhen 11 futbollistë për ta ndalur Zlatan Ibrahimovicin”, tha Challandes duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat