Xavi: Ky do të ishte trajneri ideal për Barcelonën!

Futboll

Xavi: Ky do të ishte trajneri ideal për Barcelonën!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 06:39
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez është një ikonë për Barcelonën dhe kurrësesi ai nuk mund ta harrojë klubin katalanas. Së fundmi, ai ka folur për ecurinë e ekipit blaugrana, por ka dhënë edhe një sugjerim për drejtuesit e rinj të klubit.

Sipas ish-kapitenit, trajneri ideal për Barcelonën do të ishte Joachim Low.

Një deklaratë vërtet e çuditshme nga Xavi, i cili zgjedh një trajner që prej 15 vitesh drejton Kombëtaren e Gjermanisë. Low ka deklaruar se në fund të Europianit që zhvillohet këtë verë do të largohet nga drejtimi i Pancerave.

Ndoshta mesazhi i Xavit është i drejtpërdrejtë për drejtuesit e Barçës, që të lëvizin në verë, megjithëse Ronald Koeman po bën një punë të mirë, sidomos së fundmi, ku ekipi i Barcelonës ka patur rezultate shumë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat