Formacioni i mundshëm i Suedisë ndaj Kosovës

Futboll

Formacioni i mundshëm i Suedisë ndaj Kosovës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:17
Formacioni i mundshëm i Suedisë ndaj Kosovës

Kosova dhe Suedia sonte (e diel) zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Për “Dardanët” kjo do jetë ndeshje e parë e këtij cikli kualifikues, kurse Suedia në kryeqytetin tonë vjen pas fitores 1-0 ndaj Gjeorgjisë.

Mediumi suedez “Aftonbladet” ka publikuar një formacion, me të cilin Jann Andersson pritet të startojë sonte ndaj Kosovës.

Sipas këtij mediumi, Zlatan Ibrahimoviç dhe Alexander Isak do jenë në krye të sulmit, teksa Dejan Kulusevski do të nis ndeshjen nga stoli.

Formacioni i mundshëm i Suedisë sonte:

Kristoffer Nordfeldt; Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelof, Filip Helander, Ludwig Augustinsson; Viktor Claesson, Kristoffer Olsson, Sebastian Larsson, Emil Forsberg; Zlatan Ibrahimovic, Alexander Isak.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat