Juventus ofensivë për francezin

Futboll

Juventus ofensivë për francezin

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:04
Juventus ofensivë për francezin

Juventus po e ndjek prej sezonit të shkuar Osman Dembele dhe në këtë verë mund të provojë të bëjë një marrëveshje me Barcelonën për ta transferuar në Torino francezin.

Marrëdhëniet mes dy klubeve mbeten korrekte pas shkëmbimit Artur-Pjaniç, por te italianët i tremben vetëm formës fizike t ëish-lojtarit të Dortmund.

Dembele e ka treguar se ka probleme të mëdha me vazhdimësinë, pasi talenti i tij nuk diskutohet. Megjithatë, mbetet për t’u parë, pasi nëse Juventus vendos të bëjë ofertë zyrtare për Dembele, më parë do të jetë liruar nga Paulo Dibala.

Me argjentinasin ka ngecur çështja e rinovimit, e kështu Dembele shihet si lojtari i duhur për ta zëvendësuar dhe për të qenë pjesë e treshes së sulmit me Ronaldon dhe Kiezën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat