‘Shpërthen’ Kabashi: Disa lojtarë të Kosovës nuk i kisha marrë as në Ballkan

Futboll

‘Shpërthen’ Kabashi: Disa lojtarë të Kosovës nuk i kisha marrë as në Ballkan

Më: 29 mars 2021 Në ora: 00:09
Arsim Kabashi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka reaguar pas humbjes së Kosovës.

Kosova u mposht në “Fadil Vokrri” me rezultat 0 – 3.

Kabashi pas ndeshjes përmes rrjetit social “Facebook”, shkroi se disa lojtarë të Kosovës nuk do i kishte pranuar te skuadra e tij, Ballkani.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Disa lojtar te perfaqsueses se Kosoves as ne Ballkan si kisha marr pasha zotin ,

Si ka fajet ky zvicrrani qe sna respekton as ligen e as lojtaret tane, por federata jone se nuk guxojn as mirmengjes mi than.

Secili do klub i superliges me mire kish lujt , bile vullnetin edhe dashurine per vendin e ka shume her me shume se sa kta manikena.

I kena larit kta lojtar si mi pas ylla botror, e ne klube te veta as ne 18-tshe nuk jan .

Marre ju kofte

Mfalni pash zotin por smujta me duru se veq me kupe”, shkroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Challandes befasoi të gjithë duke mos e ftuar Mirlind Dakun, që këtë edicion ishte në top formë duke realizuar 26 gola në 26 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat