Trajneri i Suedisë shprehet i kënaqur me skuadrën e tij, ka disa fjalë për Ibrahimoviqin

Futboll

Trajneri i Suedisë shprehet i kënaqur me skuadrën e tij, ka disa fjalë për Ibrahimoviqin

Më: 29 mars 2021 Në ora: 00:49
Janne Andersson

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje në takimin e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” humbën ndaj Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj fitore të Kombëtares skandinave është deklaruar edhe përzgjedhësi i saj, Janne Andersson.

Ai ka thënë se ndaj Kosovës ekipi i tij luajti më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë, teksa pati disa fjalë edhe për sulmuesin, Zlatan Ibrahimoviq.

“Ndryshe nga ndeshja ndaj Gjeorgjisë, sonte ne luajtëm në mënyrë të kontrolluar dhe të qartë. Ndihem mirë kur e shoh kështu skuadrën”, ka thënë Andersson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat