Luis Enrique tregon nëse Ramos do të luaj ndaj Kosovës

Futboll

Luis Enrique tregon nëse Ramos do të luaj ndaj Kosovës

Më: 29 mars 2021 Në ora: 15:21
Luis Enrique tregon nëse Ramos do të luaj ndaj Kosovës

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka konfirmuar se pushimi i Sergio Ramosit ndaj Gjeorgjisë nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.

Sergio Ramos nuk u paraqit në ndeshjen e fundit ndaj Gjeorgjisë, ndeshje të cilën Spanja e fitoi me mund në fund me golin e Dani Olmo.

Luis Enrique sqaroi se mungesa e Ramos ishte një vendim që ai e mori për shkaqe sigurie.

“Sergio është në gjendje të përsosur dhe mungesa e tij ishte një vendim teknik,” shpjegoi Luis Enrique.

“Unë e di se çfarëdo që të bëj do të gjenerojë polemika tek opinioni publik, nëse Ramos luajti pesë minuta, nëntëdhjetë minuta ose asnjë”, shtoi ai.

“Jam mësuar tani, asgjë nuk më habit. Jam gati për debatin”, përfundoi Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat