Sulmuesi i Dinamos hedh dyshime: Lojëra politike

Futboll

Sulmuesi i Dinamos hedh dyshime: Lojëra politike

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:01
Sulmuesi i Dinamos hedh dyshime: Lojëra politike

Dinamo u mposht me rezultatin 1-0 ndaj Korabit në transfertë dhe në këtë formë humbin sërish kryesimin e kampionatit, teksa është dy pikë pas Burrelit të vendit të parë.

Ndërkohë, duket se kjo disfatë ka lënë një shije të hidhur te sulmuesi Damiano Pontreli, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se bëhen lojëra politike dhe korrupsion, ndërsa kjo është një botë që nuk i pëlqen, shkruan Vipsport.

“Rroftë sporti, rroftë gara e pastër sportive, ku kush e meriton fiton dhe kush humbet ushqehet me vetëdijen se duhet të japë gjithnjë e më shumë…

Megjithatë, kjo që shoh është një botë që nuk më pëlqen. Lojëra politike dhe korrupsion i pastër. Turp për gjithë ata që janë pjesë e një sporti të tillë”, janë fjalët e shkruara nga Pontreli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat