Turqia dështon me Letoninë! Uellsi fiton sfidën, dy të skuqur

Futboll

Turqia dështon me Letoninë! Uellsi fiton sfidën, dy të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:59
Turqia

Turqia si vendas zhgënjeu, barazon me rezultat 3:3 me Letoninë, në takimin e vlefshëm të grupit G. 

Për turqit shënuan Karaman (2'), Calhanoglu (33') e Yilmaz (52'-nga penalltia) dhe për Letoninë Savalniels (35'), Uldrikis (58') e Ikaunieks (79'). Turqia udhëheq me 7 pikë grupin G dhe Letonia është në vend të pestë me 1.

Uellsi ka shënuar fitoren e parë në grupin E të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll. Uellsi triumfon me rezultat 1:0 ndaj Republikës së Çekisë.

Një ndeshje me dy futbollistë të skuqur. 

James në minutën e 82-të siguroi fitoren e Uellsit. 

Schick në minutën e 49-të u përjashtua nga loja me karton të kuq, duke i lënë çekët me një lojtar me pak. 

Në minutën e 78-të, Roberto i Uellsit u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë dhe barazohen forcat në fushë. Gareth Bale mes hokë ndalen tre pikë në Cardif.  

Uellsi zë vendin e tretë  me 3 pikë pas tre xhirove dhe ka një në me pak se Çekia që është një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat