Cavani takohet me Manchester Unitedin për kontratën e re

Futboll

Cavani takohet me Manchester Unitedin për kontratën e re

Më: 31 mars 2021 Në ora: 09:55
Edinson Cavani

Edinson Cavani është duke menduar që të vazhdojë edhe për një edicion në Ligën Premier.

Sulmuesi uruguaian kaloi në radhët e Manchester United në verën e kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata me PSG-në i kishte skaduar.

El Matador është i lumtur në Old Trafford dhe kërkon që të rinovojë kontratën edhe për një edicion me Djajtë e Kuq.

Edhe pse javë më parë ai kishte thënë se nuk ishte i lumtur në Ligën Premier, tani gjërat kanë ndryshuar.

Unitedi është i gatshëm që t’i ofrojë edhe një vit kontratë sulmuesit uruguaian, mirëpo nuk përjashtohet mundësia ta shesin në janar, nëse nuk tregon formë të lartë.

Boca Juniors është i interesuar në transferimin e tij dhe mund t’i ofrojë atij kontratë trevjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat