Gazeta spanjolle: Asnjë futbollistë i Kosovës nuk ka lindur në shtetin e pavarur

Futboll

Gazeta spanjolle: Asnjë futbollistë i Kosovës nuk ka lindur në shtetin e pavarur

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:05
Gazeta spanjolle: Asnjë futbollistë i Kosovës nuk ka lindur në shtetin e pavarur

Sot është dita e ndeshjes (e mërkurë). Përfaqësuesja e Kosovës është gati për përballjen e parë të saj në histori ndaj Kombëtares së Spanjës. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kjo ndeshje veç se ka kaluar “vijat e fushës së futbollit” pasi ka marrë edhe kontekst politik, për shkak të mos njohjes reciproke nga të dy shtetet.

Gazetat spanjolle vazhdimisht ka raportuar për këtë ndeshje. Ndër gazetat spanjolle që ka raportuar është edhe “El Mundo”, e cila ka botuar një artikull me titullin “Në Përfaqësuesen e Kosovës nuk është asnjë futbollistë nga Kosova”, transmeton Insporti.

Në këtë artikull thuhet se asnjë nga 23 futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, nuk kanë lindur në një Kosovë të pavarur.

“Normal, duke marrë parasysh që vendi fitoi një status të tillë në 2008 dhe se, për këtë arsye, fëmijët e parë tashmë të lindur nën atë strukturë politike janë sot 12 ose 13 vjeç. Kështu, 90% e futbollistëve janë nga shtete të tjera. Në fakt, për të filluar, FIFA u detyrua të thyejë një nga rregullat e saj të shenjta, atë që thotë se nëse dikush luan me absolutin e një vendi, ata nuk mund ta bëjnë më vonë me një tjetër”.

Mes tjerash në këtë artikull, është shkruar edhe për gjashtë futbollistët të cilët fillimisht ishin reprezentues të Kombëtares së Shqipërisë dhe se për të veshur fanellën e Kosovës, shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ishte detyruar të thyejë një nga rregullat për t’i lejuar të paraqiten për Kosovën.

“FIFA lejoi gjashtë futbollistë të bënin vetëm atë: Amir Rrahmani (një ndeshje me Shqipërinë), Valon Berisha (20 me Norvegjinë), Alban Meha (shtatë me Shqipërinë), Herolind Shala (pesë me Shqipërinë), Milot Rashica (dy me Shqipërinë)  dhe Samir Ujkani (20 me Shqipërinë). Për pjesën tjetër, pjesa tjetër e lojtarëve, të gjithë ata, ose ata janë fëmijë të mërgimtarëve, shumë prej prindërve të tyre u desh të iknin nga vendi i tyre në Ballkan gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta ose ata kanë përjetuar luftën”.

Herolind Shala, Milot Rashica dhe Amir Rrahmani ishin reprezentues të Kombëtares së Shqipërisë

Në fund të artikullit, është vendosur edhe një pjesë interesante e intervistës së Vedat Muriqit të dhënë kohë më parë për “Marca”.

Në atë intervistë, Vedat Muriqi kishte rrëfyer momentet e vështira gjatë luftës së Kosovës dhe se si ishte dëbuar nga serbët së bashku me familjarët e tij nga shtëpia e tyre.

Vedat Muriqi gjatë një dueli me futbollistët e Kombëtares së Suedisë të dielën mbrëma

“Siç pasqyrohet në një raport nga gazeta Marca disa muaj më parë, ky është rasti i Vedat Muriqi, sulmuesi i Lazios. Ai ka lindur në 1994 në Prizren, në një intervistë ai ka treguar se si duhej të ikte nga shtëpia e tij dhe të jetonte së bashku me më shumë se 50 persona, duke fjetur në tokë dhe me dy litra qumësht për të gjithë. Ai gjithashtu kujton se si serbët u dhanë atyre dy orë kohë që të largoheshin nga shtëpia e tyre para se të rrafshonin tërë fshatin e tyre (Prizren, afër Shqipërisë)”.

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do jetë mysafire e Spanjës në ndeshjen e grupit B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat