Asnjë kontakt për rinovimin…

Futboll

Asnjë kontakt për rinovimin…

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:40
Asnjë kontakt për rinovimin…

Ende pa ofertë për rinovim, por sigurisht që nuk është një “rast i pashpresë”. Ky është mesazhi që jep menaxheri i Giorgio Chiellini në lidhje me heshtjen e klubit bardhezi për rinovimin e kapitenit. Davide Lippi e shpjegoi situatën për mikrofonët e “Sky”:

 “Askush nga Juventusi nuk është shfaqur në lidhje me këtë çështje, por deri më sot nuk ka ndjenjë të qartë nëse mund të vazhdojë ose të largohet. Vetë presidenti ka folur gjithmonë për të ardhmen me personin në fjalë”.

Do të ketë kohë për të folur në lidhje me kontratën e Chiellini, tani përqendrimi është vetëm në kampionat: “Tani ka përqendrim ekstrem në finalen e sezonit me Juventusin. Chiellini me një fanellë tjetër?

E kam të vështirë të përgjigjem, por në të njëjtën kohë mendoj që, nëse një sportist ndihet ende i aftë dhe i fortë, ka të drejtë të vazhdojë. Ne po flasim për një lojtar që përfaqëson historinë e kësaj fanelle. Do të ketë kohë për të diskutuar, tani është koha për t’u përqendruar te kampionati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat