Kupa e Italisë mund të luhet me tifozë

Futboll

Kupa e Italisë mund të luhet me tifozë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:55
Kupa e Italisë mund të luhet me tifozë

Një finale e Kupës së Italisë padyshim që do të ishte një mbyllje shpresëdhënëse për futbollin në Itali dhe jo vetëm. Kjo do ishte ndeshja e parë  më tifozë që nga fundit i tetorit.

Kjo hipotezë po qarkullon dhe është drejt  realizimit për ndeshjen me Juventusit dhe Atalantës e planifikuar për tu luajtur ne 19 maj.

Sipas Salvatore Riggio, do ishte mirë të fillonte vija e rihapjes, normalisht me numra të kufizuar ashtu sic po bëjnë vende të tjera të Evropës si, Hollanda apo Anglia.

Gjithcka do të varet nga situate epidemiologjike dhe ajo e fushatë së vaksinimit, por shpresa është e madhe që në këtë ndeshje të ketë tifozë.

Ndërkohë vendi për zhvillimin e ndeshjes do të zyrtarizohet ditën e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat