Arsim Plepolli para ndeshjes Spanjë - Kosovë: Challandes duhet me ndryshuar qasjen e lojës

Futboll

Arsim Plepolli para ndeshjes Spanjë - Kosovë: Challandes duhet me ndryshuar qasjen e lojës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:19
Arsim Plepolli

Më ëndje pritet ballafaqimi Spanjë - Kosovë, që luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin në Sevilla, në kuadër të ndeshjes së vlefshme të xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Spanja ka një fitore me 2:1 në konak të Gjeorgjisë dhe një barazim (1:1) si vendas me Greqinë, ndërsa Kosova një ndeshje dhe humbje me rezultat 0:3 nga Suedia në Prishtinë.

Ish futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli, tha se Kosova duhet të luajë lojën e vet dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të mendojnë për humbje.

Image

 “Të gjithë e dijmë se bëhet fjalë për një  superfuqi siç është Spanja dhe është normale, që ballafaqohemi me një kombëtare që ka në radhët e veta, gjithë 18 lojtarë në kompeticione më të forta dhe gjithmonë kualifikohen në Kampionatin Evropian dhe Botëror po ashtu janë edhe favorit për të marr kompeticionin.

Kanë lojtarë me bagazh të madh, kur kthehemi në anën tonë, lojtarët e Kosovës, duhet me jap maksimum, asgjë nuk humbin me një Spanjë vetëm që mundemi me fituar. 

Për vete, kur kam qenë si futbollist asnjëherë nuk kam menduar me çfarë do ekipe që kemi luajtur, sa do e fortë, nuk kam menduar për humbje, gjithmonë isha optimist dhe djemtë tanë duhet të hyjnë në lojë sigurisht të rezervuar dhe me jap maksimumin me Spanjën.  

Nuk duhet të mendojmë se po luajmë me superfuqi dhe mu dorëzuar, topi është i rrumbullakët, kur Luksemburgu e mposhti Republikën e Irlandës edhe ne mundemi me bë befasi, edhe nuk mundem të hyjmë me një mendim se sot humbë Kosova, edhe krejt le t’i mbledhin lojtarët e botës prapë nuk mundëm me menduar ashtu”, tha Plepolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tej Plepolli thotë se dihet botërisht fuqia e futbollit spanjoll.  

“Në realitet Spanja është super favoritë, dihet çfarë kombëtare ka, por edhe selektori Challandes duhet me ndryshuar qasjen e lojës, nuk mundesh me luajt njësoj si me Lituaninë si me Spanjën, se ndryshon Kombëtarja prej Kombëtares, formacioni...

Nëse ti shkon e luan bunker për 90 minuta, koncentrimi të lëshon, duhet me luajt me pasime të shkurta dhe jo me topa të gjatë, sepse një Muriq e Rashicë nuk munden kur kanë përball një Ramos. Si me Suedinë mendonim me topa të gjatë, ata krejt nga 190 centimetra, një Halim u deshtë me ruajt Ibrahimoviçin, kaq i kemi mundësitë tona.

Veç kemi mbërri me luajt me Spanjën, unë mendoj jemi fitues, sidomos me simbole shtetërore. 

Futbolli nuk pyet politikë, Agim me pëlqej kur tha se nëse nuk luhet me himn e Flamur nuk luajmë  dhe kthehemi pas. Edhe Bajram Shala i tha i gazetarit që ta përmend emrin Kosovë, pra e gjithë bota po flet për ne”, thotë Plepolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat