Selektori i Spanjës, ngeci në ashensor para sfidës ndaj Kosovës!

Futboll

Selektori i Spanjës, ngeci në ashensor para sfidës ndaj Kosovës!

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:15
Selektori i Spanjës, ngeci në ashensor para sfidës ndaj Kosovës!

Spanja fitoi 3-1 me Kosovën në sfidën e vlefshme për grupin B kualifikues për Katar 2022, që u zhvillua në Sevilla me golat e Dani Olmos, Ferran Torres dhe Gerard Morenos. Një sukses ky që e ngjiti La Rojan në krye të grupit me 7 pikë, por përpara kësaj sfide u regjistrua një episod vërtet i pakëndshëm që bëri xhiron e botës, me trajnerin e Spanjës Luis Enrique.

Trajneri i ish-kampionëve të Botës ka ngecur për më shumë se një orë në ashensorin e hotelit ku Spanja ishte akomoduar para ndeshjes. Bashkë me të në ashensor kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të tjerë të stafit teknik.

Hapja e dyerve të ashensorit mori kohë dhe lojtarëve e pjesës tjetër të stafit iu desh të udhëtonin drejt stadiumiut pa të ngecurit në ashensor.

Pas zgjidhjes së problemit Luis Enrique me kolegët e tij udhëtuan drejt stadiumit “La Cartuja” me ndihmën e makinave të Federatës, por ish-trajneri i Barçës nuk arriti në kohë për të ndjekur nxehjen e skuadrës së tij para startit të sfidës. Në përfundim të takimit pavarsisht suksesit 3-1, Luis Enrique vlerësoi Kosovën si përfaqësuese, duke anashkaluar mënyrën sesi e trajtuan mediat spanjolle vigjilien e kësaj sfide në mikrofonin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat