Dy ndeshje në Ligën e Parë i besohen gjyqtarëve të Superligës

Futboll

Dy ndeshje në Ligën e Parë i besohen gjyqtarëve të Superligës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:34
Dy ndeshje në Ligën e Parë i besohen gjyqtarëve të Superligës

Ndeshje interesante do të zhvillohen në xhiron e 21-të të Ligës së Parë në Kosovë.

Në këtë vikend pritet të zhvillohen ndeshje interesante sikurse në grupin A, po ashtu edhe në grupin B, megjithatë për tu veçuar është dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës.

Këtë takim pritet që ta gjykojë Tefik Maloku, i cili do të shoqërohet nga Bekim Rama dhe Lulëzim Statovci.

Gjyqtarë nga Superliga pritet që të ketë edhe në takimin ndërmjet Vitisë dhe Dardanës, pasi që gjyqtari më i mirë në vend Mervan Bejtullahu do ta drejtojë sfidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat