Messi vendos tri kushte për rinovimin me Barcelonën

Futboll

Messi vendos tri kushte për rinovimin me Barcelonën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:09
Lionel Messi

Ylli Lionel Messi ende nuk ka arritur marrëveshje te Barcelona, por është i hapur për të qëndruar në “Camp Nou”, nëse plotësohen tri kushte nga presidenti Joan Laporta.

33-vjeçarit i skadon kontrata me 1 korrik është i lirë të negociojë me çdo skuadër që do.

Sidoqoftë, që të rinovojë me katalunasit, Messi ka vendosur tri kushte mjaftë të rëndësishme.

Pavarësisht që Barcelona nuk është mirë në gjendjen financiare, Messi dëshiron një transferim të madh që realizohet në afatin veror.

Dyshja e Cityt, Sergio Aguero dhe Eric Garcia mund të transferohen si agjentë të lirë, derisa Erling Haaland do ishte transferimi i verës.

Duke parë punën e madhe, Messi gjithashtu dëshiron që lojtarët si Ansu Fati, Pedri dhe Ilaix Moriba të kenë më shumë minutazh dhe të përmirësohem.

Dhe në fund, ai dëshiron që Ronald Koeman të vazhdojë të jetë në krye se bashku.

Pavarësisht të ardhmes jo të sigurt, Messi ka shijuar tjetër edicion impresionues duke shënuar 23 gola në 26 ndeshje.

Barcelona sërish u eliminua nga Liga e Kampionëve, por mbesin në garë për La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat